Një deklaratë e bërë nga Arjola që u transmetua në spektakël të premten ka nxitur reagime të shumta te banorët.
Arjola shprehej se ajo ka patur një jetë të vështirë dhe se ka hyrë me sakrifica në “Big Brother” teksa shtonte se banorët e tjerë kanë ardhur për qejf dhe rrinë si të jenë me pushime.
Pas këtij momenti, Arbana ka pohuar se edhe Einxhel ka një dramë të sajën jashtë, të cilën ka zgjedhur mos ta ndajë në shtëpi, por kjo nuk i bën të tjerët më pak të ndjeshme. Einxhel zgjodhi të mos reagojë nga kjo fjali që Arbana ndau me publikun.
Mirëpo, së fundmi është përfshirë në një debat me Arjolën ku bëri një rrëfim prekës që duket se ka lidhje me atë që tha Arbana. Teksa po diskutonte deklaratën e Arjolës se të tjerët nuk kanë probleme, moderatorja tha se kjo nuk është e vërtetë, thjesht ndryshe nga ajo nuk kanë zgjedhur t’i ndajnë me të tjerët.
“Kam një njeri të sëmurë në shtëpi!”- tha Einxhel në debat e sipër pa zbuluar më shumë.
Mbetet për tu parë nëse ajo do e ndajë këtë rrëfim në vijim apo jo./Gazeta Enigma/