Ka muaj që kur Fero doli me një deklaratë të hapur në një televizion kosovar ku tha se e ka lënë muzikën, për të iu përkushtuar fesë islame, shkruan Gazeta Enigma.
Pak kohë pas kësaj deklarate, Feros iu publikua në llogarinë e tij zyrtare në YouTube, 5 këngë të reja në bashkëpunim me bashkvendasin, The Mike.
Fero doli me një InstaStory, duke thënë se ato këngë nuk janë publikuar me lejen e tij dhe se “nuk ia bën hallall atij që i ka publikuar”.
Llogaria e tij, ndërroi emrin nga Fero, në The Mike, duke u bërë e ditur se tani e zotëron reperi gjilanas, The Mike.
Tash së fundi, Feros iu publikua edhe një këngë e re në këtë llogari, në bashkëpunim me Sivin, e titulluar ‘History’.
Kjo lë në pikëpyetje se, a po i publikohen pa aprovimin e tij, apo jo.