“Liria ka emër” është njëri nga slloganet më të përdorura e sidomos nëpër formate televizive siç është “Big Brother”.
Ishte Ariola Demiri ajo e cila e përdori një bluzë me këtë sllogan në “Big Brother Albania 1”.
Ky veprim i saj është konsideruar si pjesë e lojës për të marrë vota nga Kosova.
Kjo metodë e njëjtë po përdoret edhe në “Big Brother VIP Kosova”.
Ishte Artani e Getinjo që e përdorën slloganin në bluzat e tyre.
E së fundi këtë po e përdor edhe Ganimete Abazi, dy ditë pas hyrjes së saj në këtë format.
Nuk dihet nëse banorët e përdorin për qëllime të mira apo e gjitha lidhet me vota dhe publikun./Lajmi.net/