Reality-show BigBrother u rikthye pas një pauze katër vjeçare por tani në një format tjetër me personazhe të njohura ‘VIP’. Natën e parë u prezantuan 14 banorë, numër ky që mund të rritet apo zvogëlohet nga eliminimet apo hyrjet nga java në javë.
Big Brother VIP po vazhdon të jetë shumë i komentuar për ngjarjet dhe dinamikën e personazheve brenda shtëpisë.
Në mbrëmjen e djeshme të spektaklit është diskutuar për afrimitetin që kanë treguar mes vete këngëtarja Fifi dhe ish-futbollisti Granit Cana.
Të dy banorët kanë kaluar shumë kohë me njëri-tjetrin në shtëpi, gjersa edhe flenë me krevate pranë e pranë njëri-tjetrin.
Të martën, dyshja diskutuan bashkë me opinionistët e programit për atë se çfarë është duke ndodhur mes tyre, duke cekur se fillimisht kanë qenë miq aq të mirë sa që e kanë thërritur njëri-tjetrin “vëlla e motër”.
Mirëpo gjërat mes dyshes duket se kanë shkuar edhe më tej dhe këtë e pranuan vet Fifi me Granitin në dhomën e rrëfimit, duke thënë se do t’ia lënë kohës, por që kanë simpati për njëri-tjetrin dhe ndjejnë sikur ka shkëndija mes tyre.
Më pas atyre iu është transmetuar klipi me pamjet e asaj se çfarë të tjerët kanë thënë për ta dhe pasi kanë dëgjuar rrëfimet e të tjerëve, Fifi ka pasur një debat me disa prej banorëve, duke u sugjeruar të mos komentojnë duke parashikuar atë që do të ndodhë mes tyre.
/Gazeta Enigma/