Këngëtarja Adelina Tahiri prej vitesh ka një marrëdhënie të konsoliduar me bashkëshortin e saj, Serjoza Markov.
Por që nga momentet e para te lidhjes me 54-vjeçarin, perveç komenteve te mira, nuk kanë munguar as ato negativet, madje për të mos thënë që këto te fundit kanë dominuar përkundrejt atyre të parave.E gjitha kjo për shkak të diferencës në moshe që Adelina ka me bashkëshortin dhe shpesh ështe perballur me komente te tipit “shumë plak e ke burrin”.
E nervozuar nga këto komente ajo deklaroi: “Nuk e kuptoj tipin e këtyre njerëzve! Realisht nuk meritojnë vëmendje. Po duhet ta them:Po të ishte martesa sikur zgjedhjet apo partitë, do ju kuptoja plotësisht! Nuk e martova për t’i pëlqyer dikujt burri im! U martova se e deshta!
Shumë e thjesht. Pse juve duhet t’ju pëlqejë burri im, s’e kuptoj!”.Por, me komentet negative të shqiptarëve Adelinës nuk i del inati dhe ndonjeherë zgjedh dhe ajo t’i thumbojë e para.