Adelina Tahiri sqaron të vërtetën e deklaratës që zemëroi shqiptarët

Adelina Tahiri sqaron të vërtetën e deklaratës që zemëroi shqiptarët

Adelina Tahiri është një ndër vajzat më të bukura të showbizit shqiptar, e cila ka preferuar të qëndrojë larg skandaleve apo vëmendjes nga mediat.

Prej disa ditësh emri i saj është lakuar së fundmi pas një deklarate të supozuar nga ana e këngëtares e cila tregonte se ajo kishte dhënë një deklaratë duke iu kundërpërgjigjur ndjekësve lidhur me martesën e saj me Serjoza Markov.

“E mora burrin maqedonas sepse shqiptarët janë të prapambetur” kjo fjali ishte përdorur së fundmi nga mediat duke marrë një vrull komentesh.

Por sipas burimeve nga “Iconstyle.al” ajo ka sqaruar si qëndron e vërteta e kësaj deklarate duke thënë:

“Unë jetoj në një vend ku akoma politika dhe njerëzit janë shumë të ndezur ndaj këtyre temave dhe mund të irritojnë. Unë do marr masa…Unë kurrë në jetë nuk e kam menduar këtë gjë kur unë kam një baba që është shqiptar, një vëlla shqiptar dhe unë vetë jam shqiptare dhe kam një fëmijë që është gjysmë shqiptar”, tha ajo për Iconstyle.al.
“Unë jetoj në Shkup dhe atyre iu dhemb shumë pjesa e patriotizmit. Në fakt, disa gjëra i përjetoj shumë keq… Madje, djali im lëviz me sigurimin dhe prandaj u preka, sepse kurrë në jetë nuk e kam thënë atë deklaratë…”, shtoi ajo. /Gazeta Enigma/

Related Articles