Adriana Matoshi dhe i dashuri i saj publikojnë fotografi nga takimi i tyre i parë

Adriana Matoshi dhe i dashuri i saj publikojnë fotografi nga takimi i tyre i parë

Aktorja e njohur shqiptare, Adriana Matoshi, dhe i dashuri i saj, Keith Groeneveld, kanë qenë të përfolur që nga fillimet e lidhjes së tyre.

Dyshja janë shumë aktivë dhe të ndjekur në rrjetet sociale, përmes së cilave ndajnë me ndjekësit fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e tyre e përditshme.

Së fundmi, çifti kanë vendosur që për fansat e tyre në Instagram të publikojnë një fotografi nga takimi i tyre i parë.

Darkën e parë romantike, dyshja e kishin realizuar një vit më parë në një nga restorantet në periferi të Prishtinës.

“Saktësisht një vit më parë, takimi jonë i parë”, shkroi Keith në këtë fotografi të përbashkët të çiftit në InstaStory.

Ndërkohë, më pas ai publikoi edhe një tjetër imazh të cilin e kishte realizuar me të dashurën e tij shqiptare gjatë një vizite në qytetin e Prizrenit.

“Takimi jonë i dytë, ata më shëtitën mua përreth Prizrenit. Një ditë vërtetë e veçantë”, shkroi Groeneveld.

Ndërsa zyrtarizimi i lidhjes ndodhi tek në muajin tetor të vitit të kaluar, kur mediat kapën dyshen paparaci gjatë një shëtitje të tyre në Parkun e Gërmisë. 

Related Articles