Adriatik Kelmendi së fundmi ka pyetur ndjekësit në Instagram se kë do të donin banorë të Big Brother VIP Kosova në edicionin e dytë.
Të shumtë ishin ata që kishin dhënë emra të ndryshëm të estradës, por një prej tyre që kishe kthyer përgjigje ishte aktorja, Teuta Krasniqi.
Ajo ka ripostuar postimin e Kelmendit duke shkruar “Eu”, dhe një emoji duke u menduar.
Si duket aktorja është në një mes për këtë vendim por mbetet të shihet vendosja e saj përfundimtare.