Reperi nga Prishtina, Capital T, ka publikuar këngën e tij më të re, e titulluar “Rrushe”, duke u pëlqyer shumë nga ndjekësit e tij.
Gëzimit të kësaj këngë iu bashkangjit edhe modelja e njohur shqiptare, Adrola Dushi, e cila përmes një postimi në rrjetin social “Instagram” u shpreh se kjo këngë është pasqyrë e realitetit të hidhur që jeton çdo ditë Shqipëria.
“Çdo varg i ketij teksti, pasqyre e realitetit te hidhur qe jeton cdo dite Shqiptaria…Emocione te forta ne cdo dëgjim. Nje nga projektet me te bukura muzikore qe kam degjuar ne kaq kohe. Suksese Trim”, ka shkruar Adrola.