Adrola Dushi në një rrëfim të rrallë për jetën e saj

Adrola Dushi në një rrëfim të rrallë për jetën e saj

Modelja shqiptare, Adrola Dushi, nuk e harron origjinën e saj, pavarësisht suksesit që po arrin çdo ditë.

Ajo ishte e ftuara e radhës në emisionin “Pushime On Top”, ku në një intervistë të zhvilluar në Rrëshen, rrëfeu gjithçka mbi jetën e saj, që nga fëmijëria e deri te vështirësitë e të qenit nënë e vetme.

She’s on topNe oren 17:00 ne TopchannelPosted by Adrola Dushi on Sunday, May 16, 2021

“Unë e dua këtë vend, më duket vendi që ka njerëz shumë të sinqertë. Fëmijëria ime ka qenë shumë e bukur, shumë e lumtur, si gjithë shqiptarët besoj në kohët tonë”.

“Nuk është se kishim shumë lodra, por kishim shumë dashuri, shumë sakrifica, por shumë lumturi brenda vetës sonë”, është shprehur Adrola.

Kur është pyetur nëse është e vështirë kur je nënë e vetme, bukuroshja ka theksuar: “Patjetër që po, në çdo aspekt. E para të mungon te fëmija jot figura mashkullore, që është shumë e rëndësishme”.

“Absolutisht që Troi e kërkon, sepse me kë të rrijë ai? Rri me mua, me kushërirat e veta, me shoqet e mia. Fëmija e do praninë mashkullore në jetën e vet”.

Related Articles