Artisti i njohur shqiptar, Blero dhe Afrona Dika, në shtator të vitit 2019 i dhanë fund beqarisë duke kurorëzuar dashurinë e tyre me martesë.
Çifti jetojnë së bashku në një apartament në Prishtinë, megjithëse Afrona të shumtën e kohës e kalon në Zvicër për shkak të punës dhe angazhimeve. Sidoqoftë, ajo së fundmi është kthyer në Kosovë dhe ka prezantuar një pjesë të shtëpisë luksoze.
“Shtëpi e ëmbla shtëpi”, ka qenë përshkrimi i imazhit në të cilin ka etiketuar edhe bashkëshortin e saj.
Dyshja duket të jetë të lumtur me njëri-tjetrin, ndërsa në planet e tyre është edhe një fëmijë. Kjo ndërkohë është martesa e dytë e Bleros, pas ndarjes nga aktorja Teuta Krasniqi me të cilën ka edhe një vajzë.