Agon Amiga përshëndetet me muzikën

Agon Amiga përshëndetet me muzikën

Reperi i njohur Agon Amiga, dikur një nga emrat më të dashur për publikun shqiptar përmes grupit legjendar “Tingulli i 3nt”, ka zgjedhur të qëndrojë jashtë vëmendjes muzikore kohëve të fundit – dhe arsyeja tashmë është bërë e qartë.

Pas publikimit të albumit të ri të Getoar Selimit, bashkëpunëtorit të tij shumëvjeçar dhe mikut të dikurshëm, shumë fansa nostalgjikë prisnin që edhe Agon Amiga të ishte pjesë e këtij projekti, duke shpresuar në një ribashkim simbolik të “Tingullit të 3nt”. Por, përkundër se Geti rregulloi raportet me disa nga emrat me të cilët ishte larguar ndër vite, me Agonin nuk ndodhi i njëjti pajtim.

Dy ish-miqtë e ngushtë vazhdojnë të mos flasin me njëri-tjetrin, dhe heshtja e Agonit nuk ka të bëjë vetëm me këtë raport të krisur, por edhe me vendimet personale që ka marrë për të ardhmen e tij.

Sipas “Prive”, Agon Amiga nuk ka asnjë interes të rikthehet në muzikë për momentin, qoftë me projekte solo apo bashkëpunime. Burime pranë programit zbulojnë se fokusi i tij tashmë është zhvendosur krejtësisht nga muzika në një drejtim tjetër jetësor.

Ndërkohë që shumë artistë të gjeneratës së tij po rikthehen në skenë dhe po publikojnë projekte të reja, Agon Amiga po ndjek një rrugë të qetë dhe të rezervuar, larg reflektorëve dhe zhurmës së showbizit.

Related Articles