A.M. (60) me veturë “Volkswagen Golf” me targa të Tetovës ka goditur një kalimtar me karrocë elektrike të drejtuar nga 24-vjeçari G.M. nga Tetova.
Aksidenti ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në bl. “Ilindenska” në Tetovë, dhe në aksident, sipas MPB-së, lëndime ka pësuar G.M., të konstatuara në Spitalin Klinik të Tetovës.
Për ngjarjen është njoftuar Prokurori Publik, ndërsa ekipi inspektues nga SPB Tetovë ka bërë ekspertizë në vendin e ngjarjes.