Aktori Herion Mustafaraj akuzohet se i hyri në dhomë Parashqevi Simakut

Aktori Herion Mustafaraj akuzohet se i hyri në dhomë Parashqevi Simakut

Aktori Herium Mustafaraj është akuzuar nga mbesa e këngëtares Parashqevi Simakut, se kësaj të fundit i ka hyrë në dhomën e hotelit ku po qëndronte, duke dashur të bëjë “veprime dashakeqe”.

Mbesa Ina Simaku po ashtu ka pretenduar se Mustafaraj ka kërcënuar vëllain e saj.

Ja shkrimi i plotë i saj:

“Familja Simaku është e gjitha shumë e shqetësuar nga veprimet pa limit të Herion Mustafaraj! Ai po destabilizon motrën, hallën dhe nënën tonë! Edhe Robert dhe Luka janë në kontakt me Parashqevinë! Ne të gjithë së bashku ja kemi besuar këtë situatë delikate Elton Ilirjanit!

Ai po bën të mundur edhe takimin pas 15 vitesh të Parashqevisë me djalin e saj, Lukën! Herion Mustafaraj rastësisht punon në hotelin ku është strehuar Parashqevia dhe ka bërë disa veprime dashakeqe! Ka hyrë pa leje në dhomën e saj me çelësin e punës!

Ka kërcënuar vëllain tim Ani Simaku dhe ka folur me Parashqevinë duke gënjyer dhe duke i thënë që do i gjejë Lukën dhe Robertin kur ajo është në kontakt dhe ajo do takohet se shpejti!

Parashqevia është në krizë emocionale dhe nuk është mirë si pasojë e këtij njeriu! Ne e kemi bërë të qartë, Elton Ilirjani ma besimin e familjareve Simaku, Lukës dhe Robertit!

Çdo ndërhyrje tjetër nga ne konsiderohet dashakeqe dhe do denoncojmë në polici! I kërkojmë shtetit shqiptar dhe konsullatës shqiptare në Neë York të na mbrojë!”, ka pretenduar mbesa e Parashqevi Simakut.”

Related Articles