Nata e sotme e ‘Prime’ ka nisur fuqishëm me prezantimin e klipit të Ganiut dhe Bucit, ndryshe i quajtur “shantazhi”.
Banori i Big Brother VIP Kosova, Ganiu ka treguar brenda në shtëpi, ku shihet edhe në klip se ai është shantazhuar nga dikush i afërt i Bucit.
Nga ky rrëfim i Ganiut ndodhën përplasje mes tij dhe Yllit.
Pas kësaj situate ka reaguar motra e Bucit, Mirjeta.
Përmes një reagimi në rrjete sociale, ajo ka thënë se familja e saj nuk është ë llojit që bën shantazhe.
“Ylli është një djalë që e njeh një Prishtinë për djalë me zemër të mirë e jo djalë mangup e i shantazheve. Kjo u pa edhe gjatë debatit të sotëm, edhe pse Buci që tre ditë ka qenë në stres se si ndihen familjarët e tij jashtë kur ka dëgjuar ato çka ke thënë. Ai sonte në Prime nuk e kryqëzoi Ganiun për akuzën drejt shantazhit por u tregua burrë dhe la gjithçka në ndërgjegjën e shpifësit, në këtë rast Ganiut”, tha mes te tjerash ajo.
Ky është reagimi i plotë i motrës së Bucit (pa ndërhyrje):
Ylli Dervishi asnjëher në jetë nuk është i njohur për djal shantazhimesh.
Ne nuk jemi familje qe bëjmë shantazha o Gani Germia e Buci deri me sot kurr një here në jetë nuk na pru telashe në shtëpi.
Ylli është nje djal qe e njeh një Prishtinë përr djal me zemër të mirë e jo djal mangup e i shantazhave.
Kjo u pa edhe gjatë debatit të sotëm edhe pse Buci që tre ditë ka qenë në stres se si ndihen familjarët e tij jashtë kur ka dëgjuar ato çka kë thënë, ai sonte në Prime nuk e kryqëzoj Ganiun për akuzen drejtë shantazhit por u tregua burrë dhe la gjithcka në ndergjegjien e shpifsit në këtë rast Ganiut.
Gani luaj aty me Bucin ne kuadër të lojës për cka jeni në Big Brother, por aman mos shko deri në këtë pikë të ulët me shpifje shantazhimesh.