Xhudisti i njohur Akil Gjakova, po akuzohet për dhunë në familje.
Seanca ndaj xhudistit është shtyrë shkaku se ky i fundit nuk ka avokat.
Prokuroria Themelore në Pejë ngriti aktakuzë ndaj xhudistit Akil Gjakova nën dyshimin se ka kryer veprën penale “dhunë në familje”.
Ai akuzohet për dhunë të përsëritur ndaj bashkëshortes së tij, Suela Gjakova. Aktakuza është ngritur më 19 dhjetor 2024.
Bazuar në aktakuzën që e ka siguruar Insajderi, thuhet se aktetet e dhunës përfshijnë kërcënime verbale, dhunë psikologjike dhe fizike, transmeton Gazeta Enigma.
Ngjarjet janë raportuar të kenë ndodhur brenda banesës së tyre në Pejë që nga viti 2023 deri në prill të 2024-ës. /Gazeta Enigma