Ka disa muaj që po transmetohet logo e programit “Big Brother Vip Kosova”, si shenjë paralajmërimi.
Fillimisht u tha që në tetor do të niste, e madje sipas disa raportimeve thuhej se data zyrtare ka qenë e martja e javës së kaluar, pikërisht me 4 tetor por kjo nuk ndodhi.
Mirëpo pritja për nisjen e këtij edicioni për herë të parë në Kosovë po bëhet e padurueshme për adhuruesit e formatit. Në lidhje me këtë reagoi edhe vetë prezantuesi i këtij formati, Alaudin Hamiti me anë të një postimi në llogarinë e tij në Instagram.
Megjithatë, moderatori bën me dije se gjithçka është drejt fundit dhe se BBVK do të fillojë së shpejti.