Alban Ramosaj mahnit blogeren turke me zërin e tij

Alban Ramosaj mahnit blogeren turke me zërin e tij

Këngëtari i njohur kosovar, Alban Ramosaj, gjatë një dite në Stamboll është ndaluar nga Ozlem Ozdemir, një blogere e njohur turke e cila realizon intervista të ndryshme në qytet.



Ajo e kishte ndaluar si një qytetar të thjeshtë për ta pyetur, gjersa në bisedë e sipër mëson se është këngëtar.

“Pra ti je këngëtar i famshëm në Shqipëri”, pyet ajo, teksa Albani i përgjigjet duke i thënë: “Po, paksa”.

Më pas ai thotë se mund të këndojë për të dhe nisë të interpretojë këngën e famshme të Whitney Huston, “I Will Always Love You”.

Me të dëgjuar zërin e tij në pjesët kapitale të këngës, blogerja turke stepet dhe e komplimentin, pasi kjo këngë është vërtet e vështirë për t’u kënduar, veçanërisht nga një zë mashkullor.

Ozlem i kërkon Ramosajt që ta mësojë se si ta këndojë pjesën e vështirë të këngës, gjersa ky i fundit i thotë: “Por, ti sapo e bëre”.

Albani përndryshe e ka nisur vitin 2022 duke shijuar suksesin e këngës “Theje”, ku edhe pse u rendit i dyti në festivalin e dhjetorit në RTSh, kënga pati një pëlqyeshmëri të madhe. 

Related Articles