Albion Rexhaj ylli i natës që po mahnit femrat zvicerane

Albion Rexhaj ylli i natës që po mahnit femrat zvicerane

Këngëtari i njohur i ri në moshë, Albion Rexhaj i cili tashmë është emër i konfirmuar në estradën muzikore shqiptare dhe më gjërë me projektet e tij mjaft atraktive dhe shumë në trend.

Projekti i fundit nga Albioni i titulluar Modele u mirëprit mjaft mirë nga ana e publikut ku arriti të grumbullojë mbi gjysmë milioni shikime në Youtube për një kohë mjaft të shkurtë.

Vetëm 15 vjeç dhe Albioni ka arritur të ju bëhet konkurent edhe këngëtarëve që kanë vite në estradën muzikore.

Së fundmi ai ka publikuar disa foto në rrjetin social Instagram ku numëron mbi 117 mijë ndjekës.

Fotot e tij të cilat shpesh janë gjatë natës e bëjnë atë të cilësohet si një yll nate i cili po pëlqehet mjaft shumë nga ana e vajzave e së fundmi jo vetëm nga ato shqiptare por edhe zviceranet.

Ky vit që po shkon ishte i mbushur me mjaft suksese për Albionin, e viti tjetër edhe me më shumë pasi ai punon qetë por publikimet e tij janë një bombë në vete.

Related Articles