Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri, ka folur për ndeshjen miqësore që skuadra e tij e fitoi kundër Atalantas me rezultat 3-1.
Paulo Dybala, Federico Bernardeschi dhe Alvaro Morata i shënuan golat në këtë ndeshje.
Trajneri është ndalur të flas për ndeshjen, duke e vlerësuar si shumë të mirë dhe sipas tij skuadra është gati për të nisur sezonin në Serie A.
“Ne bëmë një paraqitje të mirë kundër Atalantës me të cilën është gjithmonë e vështirë të luash. Për të arritur objektivat për të cilat luajmë, duhet disponueshmëria dhe sakrifica e njërit ndaj tjetrit që do të na lejojë të bëjmë ndryshimin”.
“Skuadra është në gjendje të mirë, sonte ishte një test i mirë. Skuadra u përgjigj mirë, tani duhet të punojmë edhe një javë për të arritur në gjendje të mirë për ndeshjen me Udinen. Udinese është një ekip i mirë, do të jetë një ndeshje e vështirë”.
FT | ⏱ | A fine friendly in front of our fans! ????????????#JuveAtalanta #FinoAllaFine #ForzaJuve
Match powered by $JUV Fan Token @socios. Learn more on https://t.co/JQhSfyTCQB pic.twitter.com/p7lQ6UIqib— JuventusFC (@juventusfcen) August 14, 2021
“Ronaldo? Ai bëri gjëra të mira edhe sonte. Në aksionin e golit ai ishte i mirë dhe gjithashtu menaxhoi disa topa shumë mirë. Ai po rritet në gjendje si të gjithë të tjerët. Për ne do të jetë një vlerë e shtuar”.
“Dybala? Klubi do të kujdeset për rinovimin, kjo nuk ndikoi në paraqitjen e tij. Paulo është i gatshëm dhe e ka treguar në këtë muaj të parë të përgatitjes”.
“Ai dëshiron të ketë një vit të mrekullueshëm si të gjithë të tjerët. Juventusi duhet të përpiqet të bëjë gjithçka që është e mundur për të fituar përsëri Scudetton”, ka thënë Allegri.