Almeda Abazi, ish-missi shqiptar rrëfen sekretet e bukura të familjes

Almeda Abazi, ish-missi shqiptar rrëfen sekretet e bukura të familjes

Edhe pse zemra e saj tanimë i përket Turqisë, vendit ku u njoh me yllin e kinematografisë Tolgahan Sayışman dhe ku po rrit fëmijët e saj, bukuroshja Almeda Abazi ruan akoma komunikimin me fansat shqiptarë falë rrjeteve sociale. Së fundmi ajo ka realizuar një intevistë virtuale, ku ka treguar shumëçka nga vetja.



Një ndjekës e ka pyetur se sa vjeçe ka qenë kur e ka njohur Tolgahan. “Hmm…për të njohur diku tek: 20-21 vjeç, por lidhja jone filloi kur isha 23. Omg sa e vogël paskam qenë”, ka shkruar Almeda.

“Sa vite diferencë kanë Efe dhe Alina, unë i kam vetëm 17 muajsh edhe qënka ekstrem lodhje”, e ka pyetur një ndjekëse tjetër.

“Fiks 2 vite diferencë, Efehan maj 2019, Alina qershor 2021. Zoti të ndihmoftë. Të kuptoj, hahaha, por thonë që është më mirë, kur të rriten dhe pak do e kuptosh që ke bërë mirë që i bëre shpejt e shpejt të dy. Dhe po filloj ta mendoj nga pak këtë gjë, tani që po rriten më shumë. Zoti i ruajt të gjthë fëmijët”, ka shkruar ish-missi.

Almeda na ka treguar dhe fjalën e parë të thënë nga Alina dhe jo nuk është mami. “Baba. Mendoj se Alina është vajza e vogël e babit”, shkroi Almeda.

Related Articles