Alvisa dhe Hyseni thumbojnë njëri-tjetrin në rrjete sociale me akuza të rënda për dhunë fizike

Alvisa dhe Hyseni thumbojnë njëri-tjetrin në rrjete sociale me akuza të rënda për dhunë fizike

Puntata e mbrëmshme e Prime të emisionit “Përputhen” kaloi e gjitha duke u marrë me skandalin e Hysenit dhe Alvisës. E gjitha nisi pas akuzave për shantazh që Alisa ia bëri Hysenit, ditë më parë.

Për t’iu përgjigjur këtyre akuzave, Hyseni mbrëmë është kyçur përmes lidhjes direkte në Skype. Në këtë bisedë ai demaskoi Alvisën, për të cilën tha se po luan dhe e ka tradhtuar me Bashkimin.

“Bushi” ka treguar gjëra që nuk i dinte publiku, e madje disa nga ato as Bashkimi.

Pas kësaj puntate, Alvisa ka rihapur llogarinë e saj në Instagram dhe ka bërë një story, përmes të cilës akuzon Hysenin për dhunë fizike ndaj saj, ashtu siç edhe e përmendi mbrëmë.

“Kur t’u dha shpirti, ishe në barkun e një gruaje! Kur qaje, ishte në prehrin e një gruaje! Kur u dashurove, ishte në zemrën e një gruaje! Kur u plake e t’u shtuan dhimbjet, të shërbenin duart e një gruaje! Prandaj, bëhu i sjellshëm dhe i butë ndaj tyre! Sepse femra të është dhënë në besueshmëri…Nuk është krijuar që ti ta fyesh e poshtërosh…STOP DHUNËS NDAJ GRAVE…!!!”, ka shkruar ajo.

Ndërkohë as Hyseni nuk ngurroi për t’ia kthyer në mënyrën e njëjtë duke mohuar se ka kryer dhunë ndaj saj.

Related Articles