Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim, ka ripostuar citimin e ministres së Punëve të Jashtme, Olta Xhaçka, e cila kundërshton deklaratat e presidentit rus, Vladimir Putin, se janë shtuar mercenarët shqiptarë në Ukrainë.
Sipas ambasadores Kim, këto gënjeshtra nga Rusia bëhen për të larguar vëmendjen nga e vërteta.
“Fushata ruse e dezinformimit është e tepruar. Këto janë gënjeshtra të krijuara për të mbjellë dyshime dhe për të larguar vëmendjen nga e vërteta se Rusia ka pushtuar Ukrainën dhe se është përfshirë në një sulm të paramenduar, të paprovokuar, të pajustifikueshëm ndaj një kombi tjetër sovran”, shkruan Kim./ Gazeta Enigma.