Edicion i “Big Brother VIP 2” po tejkalon çdo kufi. Përveç gjuhës së përdorur tepër bullizuese, produksioni tentoi të fshehë edhe dhunën. Është fjala për shuplakën që Kejvina i dha Luizit gjatë mbrëmjes së Prime-it.
Një skenë tjetër “horror” u përshkrua nga Amos Zaharia, që i tregonte banorëve të “BB” si do ta dënonte ai Luizin, nëse do të kishte mundësi.
Kristi: Çfarë do t’i bëje? Do ta vrisje?
Amos: Jo, nuk do ta vrísja. E di unë se çfarë do t’i bëja, atë që meriton. Do ta çoja në mal, do ta zhvishja lakuriq, do ta xhiroja, do t’i thoja kërko falje. Pastaj shikoje ti, i jep më gojës…
Që prej të martës së kaluar, situatat më të pahijshme për një show televiziv janë krijuar brenda shtëpisë së “Big Brother VIP Albania”, ku Luizi është kthyer në personazhin kryesor të sulmeve.