Talenti kosovar, Andi Hoti ka nënshkruar kontratë profesionale me kampionin e Italisë, Interin.
Hoti hodhi firmën në kontratë që do ta mbajë atë në qytetin e Milanos deri në vitin 2024.
Momentalisht, Andi Hoti po stërvitet me ekipin e parë të Interit në fazën parapërgatitore për edicionin e ri.
Ai konsiderohet prej talentëve më të mëdhenj te Interi. 18-vjeçari është pjesë e grupmoshave të reja të Kosovës.