Andi s’ia uroi ditëlindjen, shpërthen Jasmina

Andi s’ia uroi ditëlindjen, shpërthen Jasmina

Ish-konkurrentët e emisionit të dashurisë “Për’puthen”, Andi Artani dhe Jasmina Kadriu ishin ndër personazhet më të përfolura gatë sezonit të dytë të këtij programi.

Para një muaji, Andi kishte ditëlindjen dhe në një intervistë ai kishte treguar se si është surprizuar nga Jasmina në Kosovë.

“Pasi tha gjithë ato gjëra në përballje, pas dy ditësh erdhi në Kosovë për ditëlindjen time dhe më surprizoi. Pavarësisht çfarë ndodhi i thashë e vlerësoj dhe faleminderit shumë, pastaj ajo filloi me ato të vetat”, tha ai ndër të tjera në emisionin ‘Shqipëria Live’.

Por një gjë të tillë duket se nuk e ka bërë Andi për Jasminën, pasi kjo e fundit para disa ditësh kishte ditëlindjen dhe zhvilloi një bashkëbisedim me ndjekësit e saj në rrjetin social “Instagram”, ku nuk munguan edhe pyetjet lidhur me ish-konkurrentin nga Kosova.

“Pse nuk erdhi Andi në ditëlindjen tënde?”, ishte pyetja një ndjekësit.

“Sepse jo të gjithë që lindin me gjininë mashkullore janë burra në fund të ditës. Gjithsesi është vërtetuar miliona herë kush ishte burrë midis ne të dyve e kush mbante pantallonat thjesht sepse kështu funksionon njerëzimi. Ama më besoni nëse do ishte normale të vishte fustan, ajo do ishte zgjedhja e tij e parë”, u përgjigj Jasmina.

“A mendoje se do vinte te ditëlindja jote?”, ishte pyetja tjetër.

“Nuk ishte i mikëpritur zemër, por duke qenë se bëra tërë atë përpjekje për të, një mesazh do e kishte nxjerrë të larë”, shkroi ajo ndër të tjera.

“Unë kam mundësi dhe të drejtë të jap opinion 24/7 për dikë që aktualisht del dhe flet për mua nëpër intervista sikur i kam vrarë familjen e jo për të treguar që isha i vetmi person që i erdhi nga Tirana në 00:00 për t’i bërë surprizë ndërkohë që asnjë shok të vetin apo persona që sot e kësaj dite i respekton se gjeta mes surprizës”, u shpreh Jasmina.

Related Articles