Andreas Aebi me letër urimi për Konjufcën, premton mbështetjen e Zvicrës për Kosovën

Andreas Aebi me letër urimi për Konjufcën, premton mbështetjen e Zvicrës për Kosovën

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Zvicrës, Andreas Aebi, i ka dëguar letër kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufcës, për postin e ri.

Aebi, përmes kësaj letre ka konfirmuar edhe gatishmërinë e shtetit të tij për të mbështetur Kosovën edhe në të ardhmen.

“Që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës, Zvicra ka mbajtur marrëdhënie të ngushta me vendin tuaj dhe me kalimin e viteve është bërë njëri nga partnerët tuaj kryesorë, si për perspektivën e zhvillimit, ashtu edhe për rrugën e integrimit të Kosovës në BE”, është shprehur ai.

Ai gjithashtu në këtë letër iu është drejtuar popullit kosovare se në do të sjellë një epokë të re të Kosovës.

Më tej në letrën e tij, Andreas Aebi thekson se sapo situata pandemike të përmirësohet, shpreson shumë që delegacionet zvicerane dhe kosovare të jenë në gjendje të takohen në Bernë ose Prishtinë.

“Do të doja të përfitoja nga ky rast, për t’ju uruar çdo sukses në pozitën tuaj të re dhe për të ripohuar dëshirën time që parlamentet tona të vazhdojnë të punojnë ngushtë së bashku në të ardhmen”, ka thënë ndër të tjera në letrën e tij kreu i Këshillit Kombëtar të Zvicrës.​ 

Related Articles