Anglia dhuron spektakël ndaj Uellsit dhe kualifikohet në 1/8 e finales

Anglia dhuron spektakël ndaj Uellsit dhe kualifikohet në 1/8 e finales

Anglia ka shënuar fitore me rezultat të thellë 3-0 ndaj Uellsit, në kuadër të ndeshjes së fundit të fazës së grupeve.

Marcus Rashford shënoi një gol të bukur në minutën e 50-të nga gjuajtja e lirë.

Për 2-0 shënoi Phil Foden në minutën e 52-të.

Ishte përsëri Rashford që shënoi për 3-0 në minutën e 68-të.

Pas kësaj fitoreje Anglia pozicionohet në vendin e parë me 7 pikë dhe do të luajë me Senegalin në 1/8 e finales.

Kurse Uellsi e mbyll grupin në vendin e fundit me 1 pikë.

Related Articles