Anita emocionohet kur flet për Ramushin: Më përkëdhel edhe kur se meritoj

Anita emocionohet kur flet për Ramushin: Më përkëdhel edhe kur se meritoj

E ftuar në ‘podcast’-in e moderuar nga Grida Duma, Anita Haradinaj, e përshkroi ish-kryeministrin e Kosovës si një burrë që i ka përmbushur krenarinë dhe ambiciet, por mbi të gjitha si një partner që di të tregojë përkujdesje edhe në momentet më të thjeshta të jetës.

“Është burri që edhe atëherë kur ndoshta nuk duhet të më përkëdhel, sepse unë jam më e llastuara e shtëpisë, ai e gjen kohën, forcën dhe kurajon me më përkëdhelë edhe kur nuk e meritoj”, u shpreh ajo.

Gjatë bisedës, Haradinaj reagoi edhe ndaj disa titujve që kanë qarkulluar në media për dhunë në familje, duke i hedhur poshtë këto pretendime.

Sipas saj, një burrë i përmbushur nuk ka nevojë të tregojë forcë ndaj një gruaje.

“Një burrë që është i përmbushur nuk shkon me tregu forcën te një grua. Forca tregohet atje ku duhet”, tha ajo.

Related Articles