Ankohet Muriqi, mantiat e nënës dhe vjerrës “problem” për peshën e tij   

Ankohet Muriqi, mantiat e nënës dhe vjerrës “problem” për peshën e tij   

Sulmuesi kosovar, Vedat Muriqi jo shpeshherë zgjedh të komentoj mbi jetën e tij personale.

Kryesisht intervistat e tij kanë të bëjn me futbollin, mirëpo ndyshe nga herat e tjera, Muriqi në një intervistë për “Canape” në T7, ka ndarë një detaj interesant.

Ylli kosovar ka thënë se kurdo që është në Kosovë, në kthimin mbrapa për Spanjë ka 10 kilogram më shumë.

“Sa herë vi në Kosovë, kthehem në Spanjë me 10 kilogram më shumë. Ia bëj vetës ‘ndalu o Vedat’, por nuk mundem. A i thuhet jo piteve e mantiave, sidomos të nënës sime dhe të vjehrrës”, tha ai. /Gazeta Enigma


Related Articles