Arbana Osmani ‘kapet keq’ përsëri me ndjekësen pas kritikave

Arbana Osmani ‘kapet keq’ përsëri me ndjekësen pas kritikave

Arbana Osmani është një nga moderatoret më të ndjekura në rrjetet sociale. Ajo është mjaftë aktive në rrjete sociale e që shpeshherë ndan momente nga jeta e saj personale.

Së fundmi ajo ishte në Kretë së bashku me familjen e saj dhe u duk se e shijoji shumë si eksperiencë.

Ajo vendosi të ndajë edhe këtë herë me ndjekësit e saj fotografi e video për të treguar më shumë rreth vendit që ka vizituar.

Në postimin e fundit dikush i shkruan Arbanës se e ka parë në Kretë por nuk i ka folur për të mos i prishur privatësinë dhe ajo e ka falenderuar për këtë.

“Po pse moj Arbana ndonje Star ti qe ke bere cudira ne kete bote e po te prishej privatesia o zot uluni o goc me kembe ne toke e behuni sa me te thjeshte me njerezit se sju kushton asgje pordhet e shqipetareve gjasme “VIPA”. Dhe sa per udhetimin ska shqipetare qe ska shku ne Kret mos be sikur po na e tregon ti!“- shkruan një ndjekëse tjetër.

Ky koment i ka rënë në sy edhe Arbanës e cila ka shpjeguar se nuk lidhet me mendjemadhësinë, por me faktin se ishte e shoqëruar nga dy fëmijët e saj të vegjël për të cilët i duhej të kujdesej.

“Star me nje bebe 8 muajsh qe grindej nga vapa dhe nje 6 vjeçar qe kerkonte Lego. Superstar. Dhe nënë. Qe ne nje moment te caktuar duhet te beje nenen, jo starin. Dhe qe fatmiresisht ka njerez qe e kuptojne. Dhe sa per udhetimin ne Krete, une isha ne Shqiptare qe nuk kisha shkuar dhe e shijova shume dhe ia tregoj kujt te me doje qejfi mua”, shkruan Arbana./Gazeta Enigma/

Related Articles