“Arbana Osmani nuk është e kënaqur me vëmendjen që po merr Bora Zemani”

“Arbana Osmani nuk është e kënaqur me vëmendjen që po merr Bora Zemani”

Të premten që lamë pas, ka filluar edicioni i ri i “Dancing with the stars”.

Të gjithë moderatorë dhe punonjësit e ‘Top Channel-it’, kanë postuar video nga momentet e këtij spektakli.

Por, jo edhe Arbana Osmani.

Ishte gazetari, Andi Vrapi, ai i cili ka vënë në pah, në rubrikën “Keeping up with Andi”, në “Natën me Aulonën”, se Arbana Osmani nuk ka publikuar asnjë gjë në ‘Instagram’ lidhur me programin apo me Borën.

“Të premten ka startuar spektakli Dancing with the stars, por dasmës të madhe të bërë në Kashari, i mungoi një prej kunatave më të rëndësishme të këtij televizioni Arbana Osmani. Unë nuk besoj që Arbana ka harruar sepse nuk është nga ato personazhe që harron të bëjë qoka të tilla, por gojët e liga thonë se Arbana Osmani nuk është aq e kënaqur nga vëmendja që po merr Bora Zemani nga familja e Top Channel dhe Top Medias.”, ka thënë ai.

Related Articles