Ardhja e këngëtarit serb Goran Bregovic, në festën e Birrës në Korçë ka irrituar shumë këngëtar dhe njerëz publikë.
Kjo për faktin se ai më këngët e tij ka inspiruar ushtarët serb që të kryejnë gjenocidet në Kosovë dhe të sulmojnë Kosovën në kohën e luftës.
Dhe ndër personazhet që ka reaguar së fundmi për ftesën e Bregovic në atë festë ka qenë edhe ish-kapiteni dhe futbollisti i kombëtares Lorik Cana i cili ka shpërndarë një reagim të Tifozëve Kuq e Zi ku e paralajmërojnë organizatorin se mund të ndodhin gjëra të papritura.
Në një story që ka postuar në Instagram, Cana ka shpërndarë një postim në organizatës “Tifozat Kuq e Zi”, të cilët kanë shprehur irritimin e tyre me ardhjen e këtij këngëtari në Shqipëri.
Ata u kanë bërë thirrje Bashkisë Korçë që të anulojë ftesën e Bregovic, ose ai festival nuk do të përfundojë mirë. Një nga një, artistët shqiptarë kanë deklaruar publikisht se nuk do të ishin në Korçë për festën e përvitshme, pikërisht për shkak të pranisë së Bregoviç./Gazeta Enigma/