Ariana flet edhe një herë tjetër për marrëdhënien me Don Xhon duke sqaruar gjithçka: Çdo gjë mund të ndodhë në jetë

Ariana flet edhe një herë tjetër për marrëdhënien me Don Xhon duke sqaruar gjithçka: Çdo gjë mund të ndodhë në jetë

Gjithçka nisi kur ajo ishte thjesht një fanse e Don Xhonit, por shpejt tërhoqi vëmendjen e reperit kur bëri tatuazh në trup portretin e tij.

Kështu, Don Xhoni e ftoi modelen ruse jo vetëm në takime private, por edhe në videoklipin e tij. Ata nisën një marrëdhënie dashurie me ulje e ngritje të mëdha, e cila s’mundi të rezistonte gjatë për shkak të kushteve të ndryshme të çiftit.

Teksa Don Xhoni vazhdon të ndjekë karrierën e tij, Ariana u kthye në Rusi dhe në rrjete sociale përmend herë pas here ish-të dashurin.

Kësaj here kanë qenë ndjekësit ata që e kanë pyetur për marrëdhënien që ajo ka sot me reperin shqiptar.

“A flet ende me Xhonatanin?”

“Jo, nuk komunikojmë. Dhe sinqerisht, nuk ka kuptim. Ndihem shumë mirë vetëm, çdo gjë mund të ndodhë në jetë. Të gjithë njerëzit që takojmë janë kalimtarë”, është shprehur Ariana ndërsa përgjigjen e ka shoqëruar edhe me një foto nga videoklipi.

Ariana flet edhe një herë tjetër për marrëdhënien

Një tjetër ndjekës i thotë se “ajo e do ende”, ndërsa e pyet edhe nëse familja e Don Xhonit është në dijeni të marrëdhënies së tyre.

“Kur njerëzit duhen, nuk largohen. Ne rezultuam shumë të ndryshëm. Kemi rrethe të ndryshme komunikimi, interesash, besimi, parimesh dhe karakteresh. Nuk jam e lënduar, jam mirë ndaj jepini fund këtyre pyetjeve”, përgjigjet prerë ajo.

Ariana flet edhe një herë tjetër për marrëdhënien

Pyetja tjetër lidhet me fillimin e njohjes së tyre dhe Ariana thotë se nuk ka qenë diçka e jashtëzakonshme e madje ka edhe një këshillë për vajzat.

“S’ka rëndësi sa e rëndomtë tingëllon, u njohëm në Instagram. P.S iu rikujtoj vajzave që marrëdhëniet janë plotësisht të ngatërruara. As mos i mendoni”.

Ariana flet edhe një herë tjetër për marrëdhënien

Related Articles