Një debati i ashpër ka shpërthyer mes opinionistit Arjan Konomi dhe konkurrentëve në puntatën e sotme të Për’Puthen.
Shkak është bërë një komenti i opinionistit në Prime-in e së shtunës, ku iu drejtua Efit si “e dështuar”, pasi ajo u braktis nga dy djem në të njëjtën natë. Kjo çështje është diskutuar edhe gjatë puntatës së sotshme, e cila është ndërprerë për shkak të debatit.
Pas ndërprerjes, moderatorja Bora Zemani lajmëroi se opinionisti i programit do të marrë një pausë nga programi duke lënë të kuptojmë se arsyeja është debati i që pati me Mikelën në të cilin ka pasur një ofendim nga ana e opinionistit.
“Debati agravoi më shumë se ç’duhet. Ne jemi profesionistë por ky program mbart shumë stres. Në dy vite jemi munduar të ruajmë ekulibra në të qenit profesionistë. Ndodh edhe që të bëhen komente të tepërta që nuk i takojnë kësaj studioje, askush nuk mund të gjykojë jetën tuaj personale. Pak më parë pati një debat të fortë me Mikelës dhe Arjan Konomit. Për momentin Arjanin nuk ndodhet në studio dhe ne mendojmë që periudha e pauzës është më mirë në këtë moment”
Debati:
Efi: Nuk më ka lënduar Mevlani siç më ke lënduar ti
Mikela: Ti ke thënë Efi është nga ato vajza që edhe një gay do ta kthejë në “straight”, është ajo që do ta adhuronin. Domethënë Mevlani dhe Bledi nuk kanë qenë burra që nuk e kanë pëlqyer Efin.
Arjan Konomi: Pse e keni trurin sa një kokërr gruri?
Mikela: Janë fjalë që i ke thënë ti. Se kuptoj.
Efi: Askush nuk e komentoi fjalën tënde “dështim”, madje mu duk sikur iu pëlqeu. Unë mendoj që njeriu kur ka një mospëlqim për dikë nuk kënqaet se iu hap rruga
Arjan Konomi: Unë ato që i kam thënë për ju iu qëndroj. Nëse unë iu kritikoj ndonjëherë dhe ju lëndoj nuk dmth që ajo konsiderata apo vlerësimim im shuhet. Komentet janë për situatat.
Mikela: Sot nuk është më dështim?
Arjan Konomi: Jo jo asaj i qëndroj unë. Kjo nuk ka lidhje pse duhet ta marrësh kështu këtë gjë.
Bora: Mënyra si i shohin njerëzit gjërat janë të ndryshme.
Efi: Çfarë bëra unë që dështova?
Arjan Konomi: Dy djem që të pëlqenin dhe kanë harxguar kohën me ty, unë nuk do ta kisha thënë atë gjë nëse nuk do kishte qenë reagimi i Bledit. Unë u impresoinova nga ajo që kishte bërë Bledi.
Mikela: E ka vlerësuar Bledi apo Efi që e ka ftuar në takim?
Arjan Konomi: Po boll moj pusho, më lër të mbaroj. Në mes të fjalisë të ndërpret. E paedukatë! S’ke edukatë fare!
Mikela: E kam shoqe Efin. Nuk mund ti japësh vlera dikujt që ska bërë asgjë.
Erjoni: Si i thua e paedukatë?
Arjan Konomi: Po e paedukatë është, bën sikur është në rrugë.
Mikela: Nuk më duket e drejtë ajo që thua. Bledi që po mburr ti vetëm fjalë ka pasur.