Arrestohet reperi Fero pas sulmit me grushta ndaj qytetarit

Arrestohet reperi Fero pas sulmit me grushta ndaj qytetarit

Videoja e ndarë nga Nacionalja duket se ka vënë në veprim Prokurorinë Themelore në Gjilan.

Këta të fundit kanë njoftuar publikun se tashmë kanë intervistuar dhe me vendim të prokurorit të shtetit e kanë arrestuar dhe ndaluar të pandehurin “P.Sh.”

Reperi Fero emrin e tij të lindjes e ka Feronit, ndërsa mbiemrin Shabani.

Të kontaktuar nga Nacionale, Prokuroria e ka pranuar se bëhet fjalë pikërisht për reperin Fero, edhe pse i kanë ngatërruar inicialen e emrit.

Portali ka njoftuar gjatë ditës së sotme Policinë e Kosovës në Gjilan në lidhje me rastin në fjalë, ku shihej Fero duke grushtuar një qytetar ose qytetare tjetër që ndodhej brenda veturës së tij në Gjilan.

Më poshtë keni komunikatën e plotë nga Prokuroria:

Prokuroria Themelore ne Gjilan, pas njoftimit që në media është duke qarkulluar një video incizim ku shihet një person duke e sulmuar një person tjetër në veturë, në qytetin e Gjilanit, menjëherë ka autorizuar Policinë e Kosovës -Hetuesit në Stacionin Policor në Gjilan, ku të njëjtit edhe e kanë bërë identifikimin e të dëmtuarit dhe të pandehurit, dhe pas intervistimit të tyre me vendim të prokurorit të shtetit , është ndaluar për 48-orë i pandehuri P.SH, me dyshimin e bazuar se i njëjti më datë 24.07.2022, ora 17h, ka kryer veprën penale, Sulm nga neni 184 i KPRK-ës.

Related Articles