Arta Kabashi reagon për herë të parë pas eleminimit nga ‘BBVA’

Arta Kabashi reagon për herë të parë pas eleminimit nga ‘BBVA’

Arta Kabashi ishte e eleminuara “surprizë” e Prime-t të fundit të BBVIP, teksa në një televotim brenda natës publiku vendosi që të ishte pikërisht këngëtarja nga Kosova që duhet të linte shtëpinë, ndërsa artistja e mirëpriti vendimin, duke theksuar në post-dalje se ka qenë një nga eksperiencat më të bukura të jetës së saj.  

E spikatur për qetësinë e saj, pozitivitetin, zërin e bukur, por edhe për faktin që “rrallë fliste, por kur fliste dridheshin muret e shtëpisë” (cit Ledion Lico), sot Arta ka bërë reagimin e parë në rrjetet sociale pas aventurës në reality show, duke vlerësuar sidomos shoqërinë që krijoi brenda shtëpisë më të ndjekur në Shqipëri. 

“Ju shkruan Arta, dua tju falenderoj te gjitheve per dashurine e dhene gjate gjithe udhetimit tim ne “Big Brother VIP”. Jam e nderuar nga te gjitha mesazhet, fotografite dhe videot qe kam marre nga ju pas perfundimit te udhetimit tim dhe me lumturon fakti qe ndajme vlerat e njejta bashke”.

“Eksperimenti Big Brother me ka dhene shume, shoqeri qe skam besuar qe do gjeja, sfida qe skam menduar qe do ti kaloja dhe force brenda vetes qe nuk e dija qe e kisha”.

“Ju falemnderit shume per kete eksperience, per dashnine qe ma keni fale sa kam qene brenda dhe per dashnine e pafund qe po ma jepni tani. Dua te jem e sinqerte, nuk dua te harrohemi, dua te iu takoj neper qytetet tuaja shpejte, permes projekteve te reja muzikore te cilat do te vijne shume shpejte. E juaja, Arta”- shkruan artistja bashkangjitur një fotoje të saj. 

Related Articles