Artani: Big Brother më ka dalë 100 herë më mirë se që e kam pritë 

Artani: Big Brother më ka dalë 100 herë më mirë se që e kam pritë 

Në darkën e shtruar nga “Vëllai i Madh” në oborrin e shtëpisë së Big Brother VIP Kosova, banorët e nominuar kanë filluar të komentojnë mbi eksperiencën brenda këtyre mureve.

“E kam testuar nganjëherë veten, por seriozisht nuk e kam menduar që ko me ndodh ndonjëherë në jetë. Kjo më ka bë me e kuptua thënien ‘Kurrë mos thuaj kurë’”, ka thënë një nga të nominuarit – Artani.

“Kur më ka ardhur ftesa, jam emocionuar shumë. Më ka ardhur njëfarë nxehtësie dhe e kam pranuar me shumë kënaqësi. Po besoj si të gjithë këtu, eksperiencë e parë për të gjithë, se kam dit se çka mund të ndodh. E kam pasur përkrahjen e familjes shumë. Familja është ajo që më ka shtyrë më së shumti për me ardh këtu. Kështu që erdh momenti dhe hynëm brenda dhe më ka dalë 100 herë më mirë se që e kam menduar”, ka shtuar ai.

Related Articles