Dy serbët e dyshuar për terrorizëm janë sjellë në objektin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, ku po mbahet seanca për sulmin ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë.
Para objektit të Gjykatës Themelore në Prishtinë janë parë edhe avokati dhe familjarja e serbit të arrestuar në Banjskë.
Prokuroria ka kërkuar caktimin e masës prej 30-ditë paraburgim ndaj sulmuesve.
Mbrëmë Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën paraburgimit për të arrestuarin Vlladimir Toniq, i dyshuar për vepra të rënda kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës./IndeksOnline/