Babai i futbollistit të njohur, Lamine Yamal, mbrëmjën e 14 gushtit është therur me thikë në parking, në një lagje të Barcelonës.
Mounir Nasraoui ishte dërguar në gjendje të rëndë shëndetësore në spitalin Can Ruti.
Mirëpo së fundmi, gazetari i njohur sportiv Fabrizio Romano ka njoftuar se babai i yllit 17-vjeçar është në spital por jashtë rrezikut për jetë.
Policia ka arrestuar tre të dyshuar derisa edhe një tjetër është në kërkim.
Gazeta Enigma ju sjell disa fotografi të cilat po qarkullojnë nëpër internet, të cilat shfaqin babain e Yamal duke debatuar me disa persona, pak orë para se të ndodhte incidenti. /Gazeta Enigma