Rap-artisti i njohur shqiptar, Bardhi, ka qenë së fundmi i ftuar në emisionin “Më lër të flas”.
Ai ka zbuluar shumë të pathëna për jetën dhe karrierën profesionale, ndonëse nuk ka munguar as me performancë.
I pyetur nga moderatorët Romeo dhe Donald Veshaj nëse është në një lidhje dashurie, krijuesi i hitit “Betohemi” thotë se është beqar.
Derisa zhvilluan një lojë në studio, ai zbulon se ka qenë i lidhur me një personazh të famshëm shqiptar.
“Nuk ke qenë në lidhje me një vajzë VIP”, ka qenë pyetja drejtuar Bardhyl Idrizit (emri i vërtetë) së cilës iu përgjigj: “Kam qenë. E kisha thënë emrin por ajo tani është në lidhje”.