Edhe këtë vit përveç yjeve të filmit, në tapetin e kuq të Festivalit të 79-të të Filmit në Venecia gjejmë edhe influencuesit.
Dy pjesëmarrës të ‘Men & Women’ dhe më pas të ‘Big Brother Vip Italia’ Alessandro Basciano dhe Sophie Codegoni ishin protagonistë të një propozimi për martesë.
Teksa të dy po parakalonin në tapetin e kuq, ai u gjunjëzua dhe nxori unazën për t’i propozuar, ajo e emocionuar iu afrua për ta puthur duke pranuar propozimin e partnerit.
Ky moment romantik, në një skenë krejtësisht e papritur që po bën xhiron e internetit dhe ka marrë reagime nga më të ndryshme.
Sophie Codegoni dhe Alessandro Basciano u takuan dhe ranë në dashuri pikërisht në shtëpinë e famshme, nën syrin e kamerave dhe ditë pas dite fansat nga jashtë u pasionuan pas historisë së tyre të dashurisë.Reklama
Pasi dolën nga edicioni i fundit i ‘reality show’-t u riemëruan nga ndjekësit: Basciagoni ! Të dy kanë ecur në tapetin e kuq në Venecia me një ‘look’ të koordinuar me ngjyrë të zezë me rastin e premierës së filmit “The Son”.
Në premierë 21-vjeçarja zgjodhi një fustan kolone prej kadifeje me shpatulla të zhveshura, një dekolte të dashur dhe një të çarë maxi. Ajo e kombinoi me sandale me taka të larta nga ‘Saint Laurent’. Për të kompletuar të gjitha, vendosi bizhuteritë dhe një bisht maxi si model flokësh.
E zezë totale ishte edhe për Alessandro Basciano, një kostum klasik dhe elegant me papion, këmishë e bardhë si shamia e xhepit.
Ndryshe nga dy çiftet e tjerë të lindur nën qendër të vëmendjes së Big Brother Vip dhe Manuel Bortuzzo, Gianmaria Antinolfi dhe Federica Calemme, Basciagoni janë ende bashkë.Reklama
Sophie dhe Alessandro disa muaj pas përfundimit të spektaklit janë në fakt më të dashuruar se kurrë dhe janë shumë të gatshëm ta bëjnë realitet historinë e tyre duke bërë një hap më tej.
Në mars, të dy në një intervistë kishin thënë tashmë se ishin gati të jetonin së bashku, ajo ishte e çekuilibruar duke pranuar se donte fëmijë nga partneri i saj, me pak fjalë, ishte e qartë se për ta ishte diçka vërtet serioze.
Por, askush nuk e priste surprizën e bërë në tapetin e kuq të Festivalit të Venecias.
Krahas elegancës, çifti tërhoqi vëmendjen e të gjithëve me një gjest romantik dhe dhe emocionues.