Basha: Kosova e ka një Asociacion, me kryetar Agim Aliun

Basha: Kosova e ka një Asociacion, me kryetar Agim Aliun

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, të hënën ka thënë se Kosovës nuk i duhet një Asociacion mbi baza etnike që çon drejt ndarjes së Kosovës.

Ai ka thënë se Kosova ka një Asociacion të komunave dhe ai udhëhiqet nga kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu.

“Nëse mendojmë me bashkëjetu me një Republikë, atëherë bashkëjetojmë edhe me një Asociacion. Përndryshe ndarja e komunave në asociacione të ndryshme paralele mbi baza etnike është prelud për ndarje të Kosovës”, ka thënë Basha.

Postimi i plotë:

Kosova e ka Asociacionin e komunave të saj, ku Kryetar është kryetari i komunës së Ferizajit, Agim Aliu

Jam i bindur që ka vend edhe për komunat me shumicë serbe me iu bashkangjit këtij Asociacioni!

Nëse mendojmë me bashkëjetu me një Republikë, atëherë bashkëjetojmë edhe me një Asociacion. Përndryshe ndarja e komunave në asociacione të ndryshme paralele mbi baza etnike është prelud për ndarje të Kosovës.

Related Articles