Një ngjarje jo fort e zakont ka ndodhur në Big Brother VIP Kosova.
Njëra nga konkurentet e njohur si këngëtare e ‘tiktokere’, i ka thyer një vezë dhe i ka derdhur birrën në kokë, Xhenetës, njërës nga banoret më të zhurmta t këtij formati.
“Këtë e ki në emër të krejt banorëve këtu çka iu ke bë dhe në emër të krejt publikut”, u shpreh Anisa, pas veprimit.
Në ‘shok’ ishin edhe banorët të cilët e panë nga afër tërë gjestin.
“Një, dy, tre..dhjetë”, numrëoi disa herë Xheneta, për ta përmbajtur vetën nga reagimi.
Situatën duket se e kaloi qetësisht, mirëpo në rrjete sociale po qarkullon video ku lihet të kuptohet se ky ishte një plan i vet dy protagonisteve. /Gazeta Enigma
Video e plotë:
BBVK3: Anisa i thyen vezën në kokë Xhenetës
