Kanë mbetur edhe pak ditë deri në fillimin e formatit reality më të njohur në vend, Big Brother Vip Kosova.
Ndonëse nuk është dhënë një datë e saktë se kur do të nis ky format, ajo çka dihet se data është brenda muajit tetor.
Së fundmi është zbuluar edhe një detaj tjetër nga BBVK3.
Opinionisti i parë në këtë edicion të tretë të këtij formati do të jetë Milaim Zeka.
Kështu kanë njoftuar vet faqja zyrtare e këtij programi reality. /Gazeta Enigma
BBVK3 zbulon opinionistin e parë, Milaim Zeka do të analizojë jetesën e banorëve
