Beatrix flet e përlotur: Çdo individ që do të më ofendojë e kërcënojë, do të përballet me pasojat ligjore (VIDEO)

Beatrix flet e përlotur: Çdo individ që do të më ofendojë e kërcënojë, do të përballet me pasojat ligjore (VIDEO)

Këngëtarja Beatrix Ramosaj, përmes postimit të një videoje në llogarinë e saj në Instagram, ka folur për bullizmin dhe komentet negative ndaj saj.

Ajo u shfaq e përlotur në këtë video, duke thënë se e kanë mallkuar atë dhe familjen e saj.

“Jam mallkuar unë, familja ime dhe gjithë njerëzit që më kanë mbështetur. Kisha vendosur të hesht, mendoja se si do ta përballoja gjithë këtë presion, por po shoh se nuk po mbaron për mua. Nuk do të doja kurrë që as unë dhe as të tjerët të bullizoheshin apo sulmoheshin në emrin tim”, është shprehur ajo.

Beatrix tha se tashmë kushdo që do e ofendojë, do të përballet me ligjin.

“Tani e tutje, çdo portal që do mundohet të më prishë imazhin, çdo individ që do ofendojë e kërcënojë, do të përballet me pasojat ligjore”, tha ajo.

Ajo tha se, përmes kësaj videoje, dëshiron të japë një mesazh force për të gjithë personat e bullizuar.

“Kjo video është për të gjithë personat aty jashtë ku bashkë me mua kanë vuajtur nga bullizmi. Unë zgjodha të hesht duke menduar që e gjithë kjo ishte pasojë e pjesëmarrjes në një program ku jeta private bëhet publike, por ASGJË nuk është një justifikim për Cyber Bullying. Unë nuk e meritoj, ti nuk e meriton, prandaj mos u nënshtro! Le të jetë ky një mesazh force që ti nuk je vetëm, por jemi bashkë. Duke i dhënë dorën e duke përkrahur njëri-tjetrin ta bëjmë këtë një botë më të mirë”, është shprehur Beatrix./Gazeta Enigma/

Related Articles