Nuk kanë të ndalur befasitë e Bebe Rexhës për fansat e shumtë të muzikës së saj. Albumi i titulluar “Better Mistakes”, albumi i dytë i Bebes (që pason realizimin e saj nga viti 2018, “Expectations”) do të lansohet nga Warner Records më 7 maj 2021.
Befasitë e 31-vjeçares nuk mbarojnë këtu. Ajo ka njoftuar se të premten do ta lansojë këngën e re, “Sabotage”, që është pjesë e albumit të ri.
“Edhe një tjetër befasi, meqë siç duket nuk mund të prisni më shumë për këtë… ‘Sabotage’ lansohet të premten!”, ka shkruar këngëtarja. /Telegrafi