Këngëtarja njihet si feministe dhe nuk është e lumtur të dëgjojë që femrat janë kundër njëra-tjetrës.
Në një intervistë për tabloidin britanik The Sun, Rexha promovoi albumin e saj të dytë , “Better Mistakes”, i cili u publikua me 7 maj. Këngëtarja ishte me shpresë se do të ndodhte një bashkëpunim me Dua Lipën Rita Orën dhe Ava Max, mirëpo nuk u realizua. Sipas medias, Rexha nënkuptoi arsyen e mos realizimit të projektit muzikor për shkak të grindjes së pretenduar të Ritës dhe Duas.
“Unë kam provuar vërtet. Unë nuk e di se çfarë po ndodh vërtet atje ose çfarë drame është. Unë jam përpjekur të jem gjithmonë paqeruajtëse dhe t’i sjell vajzat së bashku. Për mua, unë me të vërtetë do të doja të bëja diçka së bashku por nuk jam e sigurt që kjo do të ndodhë ndonjëherë. Dhe nuk do të them më shumë për këtë “.
Ajo vazhdoi, “Është e çuditshme sepse unë e di se si është të jesh vajzë dhe nganjëherë ne mund të bëhemi vërtet konkurruese. Unë nuk jam duke folur për mua, Dua, Rita dhe Ava, unë jam vetëm duke folur për femrat në përgjithësi”, tha Bebe.
The Sun fillimisht postoi intervistën me titullin: “Grindja e Rita Orës dhe Dua Lipës nuk do të mbarojë kurrsesi edhe pse u përpoqa të ndihmoj, zbulon Bebe Rexha” dhe ajo nuk ishte e kënaqur me mënyrën se si botimi i dha fjalët dhe përmes Twitter shprehu pakënaqësinë e saj.
“Një tabloid në Mbretërinë e Bashkuar po krijon një histori të tmerrshme në lidhje me miqtë dhe vajzat që unë i admiroj,” shkroi ajo, duke shtuar: “Është e tmerrshme se si i vini femrat kundër njëra-tjetrës veçanërisht ata që unë e di se janë njerëz të mirë !!! !!! thashethemet janë dashakeqe”, përfundoi Bebe.
Në harkun prej 10 orësh, cicërima e këngëtares tërhoqi vëmendjen e shumë personave dhe grumbulloi më shumë se 5,600 pëlqime dhe shumë përgjigje nga fansat që ishin në krah të saj. Pas statusit, The Sun ka ndryshuar titullin në “Bebe Rexha pranon se ka qarë gjithë natën pasi humbi në Grammy të vitit 2019 për hitin Meant To Be”. Sidoqoftë, botimi nuk duket se ka kërkuar falje për këtë titull mashtrues që nga ky shkrim.