Artistja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, së fundi ka zbuluar një fakt interesant për vetën.
Në një postim që bëri së fundi, Bebe tregoi për 10.7 milionë ndjekësit e saj, se ajo ka studiuar arabishten kur ka qenë më e re.
Përmes një video të realizuar në TikTok me një prej këngëve më trendi të momentit në këtë platformë, e që është në gjuhën arabe, ylli 32-vjeç tha se e adhuron muzikën e tyre dhe i duket shumë e ngjashme me atë shqipe.
“Fakt interesant, kam studiuar arabisht kur isha më e re. Unë e dua muzikën arabe. Më duket shumë e ngjashme me muzikën shqiptare. Edhe TikTok-u më bëri të varur nga kjo këngë aq argëtuese”, ka shkruar Bebe sipër videos.
Ndryshe, Bebe aktualisht po shijon suksesin e albumit të fundit “Better Mistakes”, që u publikua në fillim të këtij viti, ndërkohë ka treguar se po punon për projekte të reja muzikore.
/Gazeta Enigma/