Lionel Messi bëri një debutim të jashtëzakonshëm për Inter Miamin dje.
Ylli argjentinas shënoi në sekondat e fundit të ndeshjes për t’ia dhënë fitoren ekipit të tij pas një kohe të gjatë.
Shtatë herë fituesi i Topit të Artë realizoi nga gjuajtja e lirë, shkruan Gazeta Express.
E presidenti i Inter Miamit, David Beckham tha se e besoi se ishte e shkruar të ndodhte kështu.
“Sinqerisht, si e pash që u dha gjuajtja e lirë mendova: Kjo është mënyra se si është shkruar të përfundojë”, u shpreh Beckham.